Nesër zyrtarizohet kandidatura e Sokol Bashotës për kryetar, PDK tubim në Klinë në krye me Memli Krasniqin

PDK dega në Klinë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se të martën nga ora 19:00 do të mbahet një tubim për zyrtarimin e kandidaturës për kryetar të komunës, Sokol Bashota.

Gjithashtu bëhet e ditur se ka ndërruar lokacioni, teksa në tubim merr pjesë dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ky është njoftimi:

Me datë 03.08.2021 ditë e martë në ora 19:00, për shkaqe teknike lokacioni i mbajtjes së këtij tubimi ndërrohet nga Shkolla Fillore ” Ismet Raci” në lokalet e resturantit “GALATEO” në lagjën Arbëria “ish Perlina” ku mbahet takimi për zyrtarizimin e kandidaturës për Kryetar të Komunës së Klinës z. Sokol Bashota, ku i pranishëm do të jetë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës z. Memli Krasniqi.

Qytetarë Klinas është koha të reflektojmë dhe t’ia rikthejmë dinjitetin Komunës së Klinës me Kryetar z. Sokol Bashota.
Na priftë e mbara!