Nëntori sjell ditë pranverore me diell e pak vranësira

Moti pritet të jetë me diell dhe me vranësira të shpërndara në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë vlera prej 18 deri në 23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.