Nesër bllokohet qarkullimi në aksin Prishtinë–Pejë, do bëhet sanimi mbi urën e Dollcit

Një problem i krijuar nga një gropë mbi urën e Dollcit ka shkaktuar vështirësi në qarkullim, ndërsa nga kompania kontraktuese kanë njoftuar për KLINA INFO se ndërhyrja për sanimin e saj do të bëhet nesër.

Për shkak të punimeve, nga ora 08:00 do të bllokohet për disa orë aksi rrugor Prishtinë–Pejë.

Sipas kompanisë, rruga do të rihapet menjëherë pas përfundimit të rregullimit, ndërsa punimet pritet të zgjasin disa orë.

Drejtuesve të automjeteve u bëhet thirrje për mirëkuptim dhe planifikim alternativ të lëvizjes gjatë kohës së ndërhyrjes./Klina info