Nënshkruhen dy kontrata për vazhdimin e ndërtimit të stadiumit të mirënjohur kosovar

Pak ditë pasi u fuzionua me KF Drenasin dhe siguroi qëndrimin në Ligën e Parë, Vëllaznimi i Gjakovës ka marr edhe një lajm të mirë.

Sot janë nënshkruar dy kontrata të reja për ndërtimin e tribunave dhe fushës së gjelbërt. Lajmin e ka dhënë kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.

“Jam shumë i lumtur që sot nënshkruam dy kontrata për dy fazat në vazhdim për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit.
Do të ndërtohen tribuna lindje, tribuna jug dhe fusha e gjelbër.
Ky investim i komunës për të dy llotet është në vlerë prej 2 milionë e 541 mijë euro.
Dy kompanitë fituese të kontratave PE-VLA-KU dhe Fidani-L janë kompani të cilat janë dëshmuar në projekte të mëhershme” shkruan Gjini në njoftim