Një i vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.

Gjatë kësaj kohë janë regjistruar edhe 14 raste të reja me koronavirus, shkruan Klina.info

Deri tani në Kosovë mbi 107 mijë persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus, 2 mijë e 258 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi ndërsa 105 mijë e 310 janë shëruar nga ky virus./Klina.info/