Në kujtim të Dr.Qamil Morina, kolegët e QKMF-së organizojnë lojë miqësore në futboll të vogël

Me rastin e përvjetorit të vdekjes së doktorit nga Klina, Qamil Morina, kolegët e QKMF-së “Nënë Tereza”, në Klinë, për nderë dhe përkujtim organizojnë lojë miqësore me kolegët nga Malisheva.

Loja do të zhvillohet në palestrën sportive “Adem Jashari”, në Klinë, në mes të ekipit QKMF “Nënë Tereza” – Kolegët nga Malisheva.
Loja luhet me datë 03.04.2024 (e mërkurë) në ora 21:00./Klina info/