Ndodh edhe kjo – shkoi në polici për të denoncuar vjedhjen, 24-vjeçari nga Turqia kapet me drogë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mëngjesin e 1 shtatorit në Çagllavicë – Graçanicë, ku një 24-vjeçar nga Turqia përfundoi i arrestuar, ndonëse vetë kishte shkuar në polici për të bërë një denoncim.

Gazeta Sinjali mëson se bëhet fjalë për Yalcin Muhammet, 24-vjeçar i cili kishte denoncuar se një person i kishte vjedhur një zinxhir ari me vlerë rreth 1000 euro. Për ta dëshmuar praninë e tij në dhomën ku pretendonte se kishte ndodhur vjedhja, ai kishte marrë me vete edhe një joint me marihuanë.

Pas kontrollit nga policia, tek ai u gjetën edhe ilaçe të panjohura, për të cilat nuk kishte recetë apo dokumentacion mjekësor.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, atij i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa është transferuar në qendrën e mbajtjes.

Rasti është iniciuar për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve”