Ndikimi i Omicron në ekonomi, financat shqiptare pritet të preken më pak se ato botërore

Çdo variant i ri i koronavirusit ndikon negativisht në ekonomi. E njëjta pritet të ndodhë edhe me mutacionin Omicron. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, rimëkëmbja e ekonomisë botërore pritet të ngadalësohet.

Për studiues të ekonomisë, ndikimi në ekonominë shqiptare do të jetë më i vogël.

Megjithatë, ekspertët argumentojnë se rritja ekonomike do të jetë ndjeshëm më poshtë se parashikimet që Ministria e Financave dhe Ekonomisë apo Banka e Shqipërisë kanë bërë.

Sipas FMN-së, përhapja e variantit të ri të virusit do të ndikojë në bursat ndërkombëtare, tregtinë si dhe sektorët e turizmit dhe prodhimit në përgjithësi, çka rrjedhimisht do të sillte frenim të rigjallërimit ekonomik./A2/