Ndeshje përkujtimore dhe festive për nder të “2 Korrikut” në Klinë

Për nder të datës historike “2 Korriku”, në Klinë do të organizohen ndeshje reviale ndërmjet finalistëve të Kupës së parë të Republikës së Kosovës në sferën më 02.07.1991.

Kjo ngjarje simbolike dhe festive do të mbahet më 2 korrik 2025 në palestrën “Adem Jashari” në Klinë, duke nisur nga ora 20:00.

Në këtë organizim do të përballen:
• KF “Shqiponja” Bokshiq – KF “2 Korriku” Klinë (Veteranët) – ora 20:00
• QKMF “Nënë Tereza” – KF “Shqiponja” Bokshiq (Të rinjtë) – ora 20:30

Ngjarja ka karakter përkujtimor dhe festiv, duke sjellë në vëmendje një moment të rëndësishëm të historisë së futbollit dhe qëndresës kombëtare.

Të gjithë futbollistët dhe drejtuesit e asaj kohe janë të ftuar të marrin pjesë dhe të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë.

Organizatorët ftojnë qytetarët dhe dashamirët e sportit të jenë të pranishëm dhe ta nderojnë këtë datë të lavdishme me pjesëmarrje dhe duartrokitje për brezat që lanë gjurmë./Klina info