Ndërron jetë mjeku dhe ish-ushtari i UÇK-së, Shukri Gërxhaliu

Ka ndërruar jetë sot, doktori dhe ish-ushtari i UÇK-së, Shukri Gërxhaliu.

Gërxhaliu vdiq në moshën 70 vjeçare, dhe lajmin për të e dhanë familjarët e tij.

Ai shërbeu si doktor për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe njëherit dëshmoi në Hagë për gratë e dhunuara nga forcat serbe, gjatë luftës në Kosovë.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në kohë dreke, në Studime të Vushtrrisë.