Istogu transferon lojtarin e Tottenham

Skuadra e Istogut ka arritur marrëveshje me sulmuesin anglez Yoan Olivier.

Istogu ka transferuar në radhët e veta sulmuesin anglez Yoan Marc Olivier.

Yoan Olivier është sulmues anësor, di të luajë mjaft mirë në të dy krahët e sulmit, shquhet si lojtarë mjaft teknikë dhe është këmbëshpejtë.

Olivier në të kaluarën ka qenë pjesë e klubit të madh anglez Tottenham, grupmosha U-18.

Olivier është me nënshtetësi angleze, është vetëm 19 vjeçar.

Po ashtu ky klub i ka uruar mirëseardhje futbollistit të ri.

SHARE