Ndërroi jetë Mujë Gashi nga fshati Çabiq

Ka ndërruar jetë Mujë Gashi nga fshati Çabiq.
Për këtë kanë njoftuar familjarë të tij përmes rrjetit social facebook.
I ndjeri ishte 62 vjeçar, ndërsa ishte i konfirmuar me virusin COVID-19.
Mujë Gashi ishte i angazhuar në pajtimin e ngatërresave për një kohë të gjatë dhe ka dhënë një kontribut të madh në këtë çështje.
Gazeta do të ju njoftojë edhe për kohën e ceremonisë së varrimit./Klina.info/