Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik se sot do të realizohet minimi i masave shkëmbore, në kuadër të punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale në segmentin Kijevë–Dollc.
Për shkak të këtyre punimeve, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të trafikut në pjesën e rrugës nga udhëkryqi i rrugës për Gjakovë në Klinë (afër fshatit Grabanicë) deri te udhëkryqi për Gjurgjevik i Madh.
Ndërprerja do të fillojë në ora 16:00 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e pastrimit dhe rihapjen e rrugës për qarkullim.
Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që planifikojnë të kalojnë në këtë drejtim gjatë këtij orari, të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur pritjet dhe vonesat