Vetura godet biçiklistin 35 vjeçar, në Gurrakoc të Istogut

Në orët e vona të së martes një biçiklist është goditur nga vetura në Gurrakoc të komunës së Istogut.

IndeksOnline mëson se i lënduarit ëstë A.Kabashi rreth 35 vjeç.

Po ashtu, bëhet e ditur se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes tanimë ka dal edhe Policia e Kosovës.