Nderohen gazetarët që i ndihmuan Kosovës në periudhën e okupimit!

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka mbledhur kolegët gazetarë, gazetare, kameramanë e fotoreporterë, në ceremoninë e nderimit të punës dhe kontributit të kolegëve në kohët më të vështira para çlirimit të Kosovës.

Në këtë ceremoni janë ndarë çmime. “Nderimi i punës së gazetarëve, kameramanëve e fotoreporterëve gjatë periudhës së okupimit.

Njëri nga ta që mori mirënjohjen është doajeni i gazetarisë, Agim Muhaxheri, që punoi në gazetën Rilindja dhe gazeta tjera të Kosovës dhe jashtë saj.