Natë e gjatë në Klinë: strukturat emergjente u dalin në ndihmë qytetarëve

Gjatë ditës së djeshme dhe deri në orët e vona të natës, në territorin e Komunës së Klinës kanë qenë të pranishme të gjitha strukturat emergjente për shkak të vërshimeve.

Ekipet ishin në terren duke u dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë dhe në zonat me rrezik të lartë nga vërshimet.

Në këto intervenime morën pjesë: Kryetari i Komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj, Policia e Kosovës, zjarrfikësit, autoambulanca, kryqi kuq, kompani vendore nga Klina, si dhe qytetarë vullnetarë