Mustafa: Votat e Vjosa Osmanit janë të LDK-së, s’merremi me të

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, në Argument Plus ka folur rreth situatës aktuale politike. Ai ka thënë se po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se LDK është e bindur që s’ka bërë shkelje, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu foli edhe për pozicionin e Vjosa Osmanit, për të cilën tha se ajo është kryetare e Kuvendit, dhe do ta vazhdojë detyrën e saj.

“Do të dëshiroj që ajo ta bëj punën e saj mirë, mos të ketë teke personale e idhnime në kryerjen e funskionit të saj.

Zonja Osmani është deklaru për qëndrimet me mocionin e mosbesimit dhe formimin e qeverisë së re, nuk dua të hy në qëndrimet e saj. Por qëndrimet e shumcës në LDK janë që e kanë përkrah mocionin dhe themelimin e qeverisë së re.

Nëse i ka marr votat e LDK-së, duhet ta respektojë LDK-në dhe organizatës në të cilën i takon. Ajo s’po i respekton dhe ka dalë kundër, duke mos tregu respekt ndaj LDK-së. Dhe s’është vota ajo që të jep fuqi që mos ta respektosh partinë, por që ta çosh përpara partinë tënde duke e respektu”.

Mustafa tha gjithashtu që s’ka votë private. Meritat e votave që i merr duhet t’i ndajë me LDK-në.

“Votat e LDK-së që i ka 170 mijë, janë marrë nga njerëz që e përkrahin LDK-në. Si kryeministrin s’e bëjmë mbi bazën e votave. Mu m’kanë lut “bëhu ti kandidat kryeministër”. S’merremi fare me Vjosa Osmanin, kemi çështje më të rëndësishme në LDK. Ajo është nënkryetare i LDK-së akoma, ky është pozicioni i saj”