Moti për nesër

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shi me intensitet mesatar deri të lartë pritet në Gjakovë, Junik dhe zonat përreth këtyre dy vendeve.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.