Milani triumfon në derbi, Pulisic dhe Maignan heronjtë e mbrëmjes

Milani ka fituar derbin ndaj Interit me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e javës së 12-të të Serie A. Golin e vetëm të takimit e realizoi Christian Pulisic në minutën e 54-të, pas një aksioni të mirëorganizuar të “kuqezinjve”.

Momenti vendimtar tjetër erdhi në minutën e 76-të, kur portieri Mike Maignan priti penalltinë e goditur nga ish-mesfushori i Milanit, Hakan Çalhanoglu, duke ruajtur avantazhin dhe siguruar fitoren për skuadrën e tij, shkruan Indeksonline

Me këtë triumf, Milani ngjitet në pozitën e dytë të tabelës me 25 pikë, ndërsa Interi zbret në vendin e katërt me 24 pikë

https://x.com/_InsideMilan/status/1992706206042128516?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1992706206042128516%7Ctwgr%5Eca545d32420b12a59b8044ffeac97af935697250%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fmilani-triumfon-ne-derbi-pulisic-dhe-maignan-heronjte-e-mbremjes%2F