15 të lënduar veç sot në Klinës, si pasojë e aksidenteve rrugore

Një vetëaksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sontme në fshatin Jashanicë, gjegjësisht te Lagjja e Hotëve.

Klina.info mëson se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 5 persona.

Kujtojmë se edhe ditën e sotme, si pasojë e një vetëaksidenti në Klinafc morën lëndime 7 persona.

Ndërsa sipas Policisë vetëm sot në komunën e Klinës, 15 persona morën lëndime si pasojë e aksidenteve rrugore.