Memli Krasniqi dhe Sokol Bashota sot para qytetarëve të Klinës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban sot (e enjte) një tubim elektoral në qytetin e Klinës, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale.

Tubimi zhvillohet në Qendrën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, duke filluar nga ora 17:30.

Në këtë aktivitet marrin pjesë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, si dhe Sokol Bashota, kandidat për kryetar të Komunës së Klinës.

Nga PDK-ja është bërë e ditur se ky tubim do të shërbejë për prezantimin e programit dhe vizionit të partisë për zhvillimin e Klinës dhe komunave të tjera të rajonit.