Përmbyllet vlerësimi i votave nga diaspora, aprovohen mbi 53 mijë e refuzohen mbi 20 mijë zarfe me vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime të diasporës prej të cilave janë aprovuar 53 mijë e 600 zarfe me fletëvotime ndërkaq janë refuzuar 20 mijë e 400 sosh.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha gjatë konferencës për media në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve se po punohet që gjatë ditës së dielë të nis edhe numëri i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

“Po punojmë shumë që nesër gjatë ditës të mund të fillojmë me numërimin e rreth 31 mijë e 500 votave me kusht dhe dhe rreth 2 mijë e 800 votave të personave me nevoja të veçanta. Pastaj, edhe numërimin e votave të cilat kanë ardhur përmes postës”, ka thënë Elezi.

Ndërkohë Elezi ka thënë se deri më tani janë rinumëruar rreth 88 për qind apo 487 vendvotime nga 552 sa është numri i përgjithshëm i tyre.

Sipas tij, edhe ky proces pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme