Mehaj merr vendimin e parë si ministër/ Ndalon konsumimin e duhanit në ambientet e ministrisë, madje edhe në bufe

Ministri i ri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë vendimin e tij të parë si ministër.

Përmes këtij vendimi, Mehaj ka ndaluar konsumimin e duhanit në ambientet e brendshme të Ministrisë së Mbrojtjes, duke përfshirë dhe bufenë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj ministrie, Ibrahim Shala.

“Po, e konfirmoj se e ka marrë këtë vendim. Vendimi është marrë dje dhe zbatimi i tij ka filluar sot qysh në mëngjes”, tha Shala