Mediat në Shqipëri: Liburn Aliu emërohet drejtor i Portit të Durrësit

Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është emëruar në pozicionin e drejtorit të Portit të Durrësit, raporton portali VNA.al në Shqipëri bazuar në burime.

Dy muaj pas dorëheqjes nga pozita e ministrit në detyrë të Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2, Aliu, një prej figurave eminente të Vetëvendosjes është emëruar drejtor i Portit të Durrësit.

Siç raporton VNA.al në raportimin ekskluziv të së hënës, Aliu është emëruar drejtor me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë në Qeverinë e Shqipërisë, Belinda Balluku, transmeton Paparaci.