Më 2 shkurt 1993, Grupi Amator i Çabiqit gjatë shfaqjes së dramës “Hamalli” të Osman R. Gashit

Më 2 shkurt 1993, Grupi Amator i Çabiqit gjatë shfaqjes së dramës “Hamalli” të Osman R. Gashit në Çabiq. Po ashtu kjo dramë dhe shumë të tjera janë shfaqur në shumë fshatra klinase dhe pikërisht në Klinë. Këto aktivitete kulturore janë zhvilluar në kohën e shërbesave të mëdha kombëtare të Komunës së Klinës, e cila shquhet për kontribut në arsim, letërsi, muzikë, pikturë, publicistikë, mjekësi, sport, humanizëm, politikë, etj.

Në fotografi janë: Shpresa Cenë Gashi nga Çabiqi, aktore amatore, e cila luante rolin e motrës së të verbëtit në dramën “Hamalli” dhe Bedri Gashi nga Çabiqi, aktor amator, në rolin e të verbëtit te e njëjta dramë. Regjisor ishte profesori, publicisti, krijuesi dhe aktivisti i madh kombëtar, Prend Buzhala.

Dy faqe tekst të botuara ku flitet për tematikën e kësaj drame.

Bedri Gashi