Mbeturinat në lagjen “Arbëria” në Klinë, telashe për banorët e saj.

Banorët e lagjes “Arbëria”, rruga “Kuvendi i Lezhës” janë në hall për mbeturinat në këtë lagje. Ata thanë për Klina info se që 3 javë janë duke u përballur me këtë problem dhe se nuk del askush të bëjë diçka për heqjen e këtyre mbeturinave. Nga shkaku i tyre, aty kundërmon erë e keqe, e cila është shqetësuese për banorët./Klina.info/