Mbështetje e qartë për kandidatin Arben Limanaj, Abdixhiku viziton Klinën dhe takohet me bashkëpartiakët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot një vizitë në komunën e Klinës, ku është takuar me strukturat lokale të partisë dhe me kandidatin e LDK-së për kryetar të komunës, Arben Limanaj.

Gjatë vizitës, Abdixhiku ka diskutuar me bashkëpartiakët për zhvillimet politike në vend, sfidat me të cilat përballen qytetarët e Klinës, si dhe përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet lokale.

Ai ka theksuar rëndësinë e një angazhimi të bashkërenduar dhe të vendosur për të rikthyer besimin e qytetarëve në qeverisjen lokale përmes një alternative të qartë dhe profesionale./Klina info/