Mbështetje e madhe për Zenun Elezajn dhe ekipin e tij në Gllarevë dhe Çabiq

Kryetari aktual i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, që synon një mandat të ri, zhvilloi takime të ngrohta me banorët e fshatrave Gllarevë dhe Çabiq. Në Gllarevë, takimi u mbajt në odën e madhe të familjes Mehmetaj, shtëpinë e kandidatit për Kuvendin e Komunës, Hamëz Mehmetaj, ku mikpritja dhe pjesëmarrja e qytetarëve treguan mbështetje të jashtëzakonshme për programin e tyre për zhvillimin e Klinës.

Në Çabiq, takimi u zhvillua në shkollën e rinovuar të fshatit, ku qytetarët patën mundësinë të njihen me projektet e planifikuara për Gllarevë, Çabiq, Zabergjë dhe Caravik, përfshirë rregullimin e ujësjellësit, ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ndriçimin publik, trotuaret dhe parqet.

Zenun Elezaj dhe ekipi i tij theksuan rëndësinë e vazhdimit të punës së mirë dhe qeverisjes model që kanë realizuar gjatë dy mandateve, duke investuar në secilin fshat e lagje pa dallime.

Banorët e Klinës kanë një zgjidhje të qartë më 12 tetor, duke votuar për numrin 174.