Mbështetësit e Berishës nisen drejt Tiranës

Mbështetësit e Berishës janë nisur gjatë orëve të mëngjesit drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës që pritet të mbahet para selisë blu në orën 12:00.

Demokratët e Fierit të prirë nga Luan Baçi.

“Jemi këtu sot. Është grupi i dytë që po niset drejt Tiranës. Janë një mase e madhe e degës Fier dhe degëve të tjera. Ka pjesëmarrje shumë të madhe.Do i ftoja anëtarët e PD, dega Fier, Roksovec, Lushnje, Divjake të ecin drejt Tiranës pa u frikësuar nga fjalët për dhunë apo veprime që dëmtojmë qytetarët. Protesta është masive, festive ku do të jemi për të zbatuar vendimin e 11 Dhjetorit për shkarkimin e Bashës”, u shpreh Baçi.

Drejt Tiranës janë nisur edhe demokratë nga Pogradeci, Devolli, Maliqi apo edhe Elbasani./abcnews

SHARE