Zenun Elezaj dhe nënkryetarja Selmanaj pritën komandantin e KFOR-it RC-W Francesco Ferrara

Kryetari i Klinës Zenun Elezaj bashkë me nënkryetaren Marqe Selmanaj pritën në takim komandantin e Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim, Francesco Ferrara.

Komandantin Ferrara i pari i Klinës e falënderoi për vizitën dhe bashëpunimin e mirë që kanë me KFOR-in në projekte të ndryshme.

“Bashkëbiseduam për gjendjen dhe mirëqenien e qytetarëve në përgjithësi si dhe sfidat e synimet e përbashkëta dhe për fushat e bashkëpunimin në të ardhmen.

Po ashtu, e informova atë me zhvillimet e përgjithshme në Klinë, projektet dhe investimet që po realizohen si dhe ato të planifikuara”, shkruan Elezaj në FB.

https://youtube.com/@klinainfo?si=yiwK5wU1Fw5FQd4n