Policia e Kosovës ka ndërmarrë një veprim të menjëhershëm operativ në fshatin Dollc të Klinës, ku ka zbuluar se një person mbante armë pa leje në banesën e tij.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 46 vjeçar i cili ka pranuar para hetuesve se posedonte armën në shtëpi pa leje.
Pas kontrollit në shtëpi, njësia e hetimeve dhe patrulla policore kanë konfiskuar armën e cila do të përdoret si provë materiale në procedurën penale.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe është iniciuar vepra penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, shfrytëzim apo posedim të paautorizuar të armës”.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.