Malishevasi e rrah keq nipin e tij të mitur, ky përfundon në spital

Një person në Bellanicë të Malishevës është arrestuar për dhunë në familje.

I njëjti, sipas policisë ka përfunduar në pranga pasi që kishte rrahur nipin e tij të mitur.

Viktima pas rastit ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.