Lumir Abdixhiku vjen në nesër në Klinë, takim me qytetarët dhe anëtarësinë e LDK-së

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Klinës, Arben Limanaj, ka njoftuar se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, do të vizitojë qytetin më 26 gusht 2025.

Takimi do të mbahet në Restaurant “Arberi” në Klinë, duke filluar nga ora 18:30, dhe është i hapur për anëtarësinë e LDK-së dhe qytetarët e interesuar.

Njoftimi i tij i plotë:

NJOFTIM

Të nderuar qytetarë të Klinës

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, do të vijë në qytetin tonë për një takim mobilizues me antarsinë dhe qytetarët e Klinës.

Ky është një rast i mirë për t’u bashkuar dhe për të dëgjuar nga afër angazhimin e LDK-së, por edhe për të ndarë mendimet e shqetësimet tona të përditshme.

Ju ftoj që të merrni pjesë me datë 26.08.2025, me fillim nga ora 18:30 në Restaurant Arberi, Klinë.
Me respekt!
Arben Limanaj