Lulzim Dragidella në secilën familje në Klinë, flasin për problemet që ballafaqohen qytetarët

Kandidati për kryetar të Klinës nga VV, Lulzim Dragidella po vazhdon takimet me qytetarë.

Ai sot ishte në familjen e qytetarit Zenel Krasniqit në lagjen Arbëria në Klinë.

Dragidella thotë se ka dëgjuar problemet e hallet me të cilat ballafaqohen duke potencuar se bashkë do të jenë për të gjitha kërksat e tyre.

Ky është postimi i plotë:

E diela nuk është pushim për ne. Sot bashkë me anëtarë të Lëvizjes vizituam familjen e Zenel Krasniqit, në lagjen Abëria në Klinë, duke diskutuar gjendjen e tanishme në Komunën tonë si dhe për planin të cilin e ka Lëvizja VETËVENDOSJE! për Klinën.

Këtu përpos shumë problemeve të cilat i ka Klina u diskutuan edhe përmirësimet dhe ndryshimet rrënjësore që janë të domosdoshme për të pasur një Klinë me drejtues të drejtë dhe të paanshëm në trajtimin e qytetarëve dhe kërkesave të tyre.