Liverpool mposhtet edhe nga Evertoni

Liverpool është duke kaluar formë mjaft të keqe, ku sonte ka regjistruar humbjen e katërt radhazi këtë sezon në Premier Ligë, shkruan Sinjali Sport.

Vendasit u mposhtën nga Evertoni me rezultat 0:2.

Golin e parë për Evertonin e shënoi në minutën e 3-të, Richarlison kurse epërsinë e dyfishoi Sigurdsson me golin e shënuar nga penalltia në minutën e 83-të.

Me këtë fitore Everton e barazon Liverpoolin me pikë, duke grumbulluar 40 gjithsej.

Kurse, Liverpool në katër ndeshjet e fundit ka pësuar humbje nga Brightoni, Manchester City, Leicesteri dhe tani Evertoni.