“Liri për bashkëluftëtarët”, OVL UÇK në Klinë thirrje për mobilizim në protestën e 7 gushtit në Prishtinë

Organizatat e dala nga lufta, dega në Klinë, kanë njoftuar sot se kanë mbajtur mbledhje me strukturat e OVL UÇK-së në këtë komunë, në kuadër të përgatitjeve për mobilizimin e përgjithshëm për protestën gjithëpopullore që do të mbahet më 7 gusht 2025 në Prishtinë.

Kryetari i OVL UÇK-së, dega në Klinë, Hajdin Balaj, ka deklaruar se kërkohet mobilizim i të gjitha strukturave, për të protestuar në mbështetje të bashkëluftëtarëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Në mbrojtje të dinjitetit të luftëtarëve çlirimtar dhe në veçanti, të krerëve të saj që ballafaqohen me padrejtësinë historike në Gjykatën e Hagës.” – ka theksuar Balaj.

Njoftimi i plotë:,

OVL UÇK, DEGA
KLINË.

Të nderuar veteran të luftës çlirimtare të Kosovës, Familjar të deshmoreve dhe invalid, të burgasur të luftës, familjarë të zhdukurve.

Ju njoftojmë se kryesia e OVL-së, SHFD, SHIL, të Pagjeturve, të Burgosurve dhe të shaqërisë civile në Klinë , organizon protest gjithëpopullore, në mbrojte të dinjitetit të luftetareve çlirimtar dhe ne veçanti, të krerëve të saji qe ballafaqohen padrejtësisht në gjykatën e Hagës.

Pas këtij vendimi, OVL e UÇK-së, dega ne Klinë, mbajti mbledhjen dhe mbështetet organizimi i kësaj proteste gjithëpopullore.
Data e caktuar me 7 Gusht 2025, ditë e Enite, ora 17:00, vendi i protestës , Prishtin në sheshin “Skenderbeu”.

Thirrja është publike për të gjithë antarët e Organizatavë të dala nga Lufta e UÇK-së dhe gjithë qytetaret e komunës së Klinës.
Organizimi i rrugës, bëhët nga OVL e UÇK-së dega ne Klinë, me autobus drejt Prishtinës dhe anasjelltas.

Koha e nisjes nga Klina. datë 7 Gusht 2025
Ora 14:30, vendi para zyrevë të OVL , SHFD, SHIL .
Ju lutemi të përgjigjeni thirrjes për protest paqësore.
Kryetari , Hajdin Balaj