Largohet trupi i pajetë i 40 vjeçares nga lumi Bistrica, ekipet e hetuesisë në vendin e ngjarjes

Trupi i pajetë i një gruaje nga Grabanica është larguar sot nga lumi Bistrica, pas një intervenimi të ekipeve të zjarrfikësve dhe policisë.

Njësitë policore dhe emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku trupin e viktimës e kanë nxjerrë nga uji dhe më pas e kanë larguar nga vendi i ngjarjes për procedura të mëtejshme, shkruan Klina info.

Prokuroria ka konfirmuar prezencën në vend dhe tashmë ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për vetëvrasje, aksident apo një rast të dyshimtë, ndërsa identiteti i gruas nuk është bërë publik.