Lajmi i fundit: Vrasje në Pejë

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Llabjan të Pejës

Rastin për Express e ka konfirmuar policia dhe prokuroria e Pejës.

“Një person është gjetur pa shenja jete, dyshohet se ka të bëjë me vrasje. Prokurori, policia dhe  departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Po kryhen të gjitha hetimet e nevojshme”, ka thënë për Express zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Edhe policia e ka konfirmuar rastin për Express.

“Mund të konfirmoj se është gjetur një trup pa shenja jete. Njësitet policore janë në vend të ngjarjes dhe po marrin të gjitha masat e nevojshme”, ka thënë Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Viktima është i gjinisë mashkullore.

Express do të ju mbajë të informuar.