Para pak minutash, në fshatin Gjurgjevik i Madh të Klinës, në rrugën kryesore ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë në lëvizje ka goditur një këmbësor që ishte duke ecur.
Sipas dëshmitarëve, këmbësori një burrë rreth 50 vjeç, banor i këtij fshati ka pësuar lëndime si pasojë e goditjes.
Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ambulanca dhe policia, të cilët kanë ofruar ndihmën e parë dhe po merren me hetimin e rastit.
Gjendja shëndetësore e të lënduarit për momentin nuk dihet saktësisht, ndërsa policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./Klina info/