Ky është polici që e përgjaku në kokë 19 vjeçarin në Mitrovicë

Një 19 vjeçar është përgjakur në kokë nga një zyrtar policor sot në Mitrovicë, tek Liqeni Akumulues.

Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur zyrtari i policisë që u suspendua në lidhje me këtë rast është Besnik Shala.

Këto burime gjithashtu kanë bërë të ditur se kanë nisur edhe hetimet kundër policit, i cili dyshohet për përdorim joproporcional të forcës.

Supendimi i tij është bërë me rekomandim të Inspektoriat të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.