Vrasja në Zllakuqan të Klinës, Gjykata merr vendim për të dyshuarin

Gjyjata e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji për të dyshuarin e vrasjes që ka ndodhur të premten në Zllakuqan të Klinës.

Të premten një person mbeti i vrarë në një incident të cilit i parapriu një rrahje.

Tringa Zhuti, zëdhënëse e Gjykatës së Pejës, ka thënë se kërkesa e Prokurorisë ka qenë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Një muaj është caktuar masa e paraburgimit për personin që dyshohet se ka kryer vrasjen. Kërkesa e Prokurorisë ka qenë kështu dhe Gjykata e ka miratuar”, ka thënë shkurtimisht Zhuti.

Në lidhje me rastin të premten ishin arrestuar tre persona, i dyshuari kryesor dhe dy të tjerë që dyshohet se ishin të involvuar në rast.