Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin në Pejë

Një person ka humbur jetën në një vetaksident në fshatin Poqestë të Pejës.

Burimet e Indeksonline kanë mësuar se bëhet fjalë për Besim Berisha vitit i lindjes 1984.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tha se mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Rreth orës 18:10 policia është njoftuar se në fshatin Poqestë ka ndodhur një aksident trafiku, kur kanë arritur në vendë ngjarje kanë kuptuar që ka të bëjë me një vetaksident. Personi i lënduar është dërguar me emergjencë në Spitalin e Pejës, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë njësitë kompetente”, ka thënë Gashi për Indeksonline.