Ky është numri i deputetëve që do t’i ketë secila parti në Kuvend

Opinionisti Blerim Vela e ka dhënë parashikimin e tij sa i përket ulëseve që priten të marrin partitë politike në Kosovë pas certifikimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Vela në një shkrim në Twitter, ka thënë se nëse trendi aktual i ndarjes së votave me postë vazhdon njëjtë për subjektet politike, atëherë LVV-ja dhe Lista e Vjosa Osmanit priten që të kenë 49,7% të votave.

Opinionisti tutje thotë PDK-ja pritet të marrë 16.8%, LDK-ja 12.65% dhe AAK-ja 7.16%.

Përkthyer në mandate, sipas parashikimit të Velës i bie që LVV merr 58 deputetë, PDK-ja 19 deputetë, LDK-ja 15 ndërsa AAK-ja merr 8 deputetë.

Nese trendi aktual i ndarjes se votave me poste vazhdon per subjektet politike, LVV dhe Lista Vjosa pritet te kene 49.7%, PDK 16.8%, LDK 12.65% dhe AAK 7.16%.

Perkthyer ne mandate per deputete:
LVV+Lista Vjosa – 58,
PDK – 19,
LDK – 15 dhe
AAK – 8. #Zgjedhjet2021 #Kosova— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 2, 2021