Kurti s’e ndryshon qëndrimin për shaminë: S’duhet të ketë ndalim, por mosha 16 vjeçare është pragu

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për çështjen e bartjes së shamisë në shkolla pas fillimit të një kampanje që kërkon ndryshimin e një udhëzimi administrativ që ndalon shaminë në shkolla.

Kurti tha se as tash si kryeministër s’e ka ndërruar qëndrimin se nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, por se moshën 16 vjeçare e konsiderojnë si prag.

Ministria e Arsimit është duke e përcjellë me vëmendje shqetësimin e disa qytetarëve që e kanë nisur një fushatë për ndryshim të udhëzimit administrativ. Ne do ta kemi edhe projektligjin për liritë fetare, për komunitetet fetare që do ta sjellim në Kuvend. Por, qëndrimin e kam thënë para shumë vjetëve. Nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, duhet të jenë të lirë, por gjithashtu kam thënë se mosha 16 vjeçare është pragu. Ju e dini qëndrimin tim politik, tash jo si kryeministër i Kosovës, por si dikush që e ka thënë shumë herët”.

Kurti tha se mosha 16 vjeçare duhet të jetë prag edhe për moshën e votimit siç e kanë disa shtete të botës

“Meqë mund të marrësh kartë identiteti në moshën 16 vjeçare dhe nëse sistemi e mundëson që me një procedurë edhe të lidhesh kurorë në këtë moshë”.