Kurti heq taksën për lëndën e parë nga importet serbe dhe boshnjake

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar vendimin sipas të cilit nis plani i tij për heqjen e taksës, duke e zëvendësuar me reciprocitet.

Burime të KOHËS brenda Qeverisë kanë thënë se tashmë është hequr taksa për lëndën e parë të produkteve me prejardhje nga Serbia dhe nga Bosnje Hercegovina.

Ky vendim i Kurtit vjen vetëm dy ditë pasi LDK-ja nisi procedurën për shkarkim të Qeverisë, e u tha se një ndër arsyet është edhe mosheqja e taskës, por që partneri i Vetëvendosjes në Qeveri, insiston se kjo duhet të hiqet krejtësisht e jo siç ka paralajmëruar Kurti me disa faza.

SHARE