Kryetari i VV-së në Klinë, Xhafer Berisha: Bardheci u bë zv.ministër pasi mbushi Klinën me grafite e hodhi plazma

Kryetari i VV-së në Klinë, Xhafer Berisha, ka reaguar në lidhje me emërimin e Driton Bardhecit në postin e zv.ministrit të Arsimit.

Ai ka thënë se Bardheci u shpërblye me këtë post si shkak i aktivitetit të tij politik.

Postimi i tij i plotë:

Zv.ministri student

Driton Bardheci, student në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në UP, me notë mesatare 6.8, sot, qenka shpërblyer me postin e zv.Ministrit të Arsimit në Qeverinë Koti.

E drejtë, nëse ky punësim iu besua për shkak të aktivitetit partiak, pasi i njëjti u arrestua pasi u zë në flagrancë duke e mbushur qytetin e bukur të Klinës me grafite të cilat nuk përkonin aspak me realitetin. I njëjti u bë lajm në media, duke hedhur plazma në oborrin e qeverisë para pak kohe.

Dritoni, bile njëherë më pati thënë që do të më sjellë një abetare, shkaku i drejtshkrimit tim, që shpesh na ndodh të gabojmë kur postojmë nga telefoni.

Driton, unë produkte serbe nuk blej, por, në vend të plazma (shkaku që ty të bëri zv.ministër) do të sjellë keksa vendor, Liri.

Gjërat e ëmbla thonë që të ndihmojnë në provime, andaj, nëse po vazhdon ende studimet të këshilloj ti përdorësh, keksat Sempre Liri dhe jo plazma (pasi hoqët dorë nga reciprociteti e taksa), e në këtë mënyrë do të jesh më i fokusuar herdokur të diplomosh.

Shëndet e suksese në punën e re.