Kryetari i OVL UÇK-së në Klinë dhe Prizren i dhurojnë karrocë një qytetari me probleme shëndetësore

Kryetari i OVL UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, së bashku me kryetarin e OVL UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj, kanë dhuruar një karrocë për qytetarin Banush Balaj nga Gllareva.

Banush Balaj, i cili tash e një kohë ka probleme shëndetësore dhe lëviz me vështirësi, ka përfituar këtë ndihmë të nevojshme për përditshmërinë e tij.

Familja ka shprehur falënderim për këtë gjest human, duke theksuar se ndihma ka qenë shumë e rëndësishme.