Arrestohet në Podujevë personi që u kap me 1000 euro të falsifikuara

Një person është arrestuar të shtunën.

Sipas policisë, atij i janë gjetur 1000 euro të falsifikuar.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit, i janë gjetur dy monedha nga 500 euro të falsifikuar. Monedhat janë konfiskuar, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë