Kryetari i LDK-së në Klinë, Alban Raci në vizitë ngushëllimi te familja e Agim Berishës

Kryetari i degës së LDK-së në Klinë Alban Raci bashkë me anëtarë tjerë të kësaj partie kanë vizituar familjen e të ndjerit Agim Berisha në Gjurgjevik të Madh, për të shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta pas vdekjes tragjike të tij.

Agim Berisha, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, humbi jetën para dy ditësh si pasojë e një aksidenti në qytetin e Prizrenit.

Ai ishte një figurë e njohur dhe e respektuar në zonën e Klinës, me një kontribut të çmuar gjatë luftës çlirimtare.