Kryetari i Klinës me bashkëpunëtore bënë homazhe te varri i luftëtarit Sadri Berisha

Në përvjetorin e vdekjes, së luftëtarit Sadri Berisha, kryetari i Komunës së Klinës, bashkë me bashkëpunëtorë, familjarë të të ndjerit, kanë vendosur buqeta lulesh dhe kanë bërë homazhe te varri i trimit të luftës.

“Trimat si Sadriu, i cili me vendosmërinë dhe guximin e një luftëtari të denjë iu bashkangjit UÇK-së, do të kujtohen çdo herë si atdhetarë që nuk kursyen asgjë nga vetja për lirinë e Kosovës”, shkruan Elezaj në FB.